Presidenti Kroat, Zoran Milanoviç viziton Shqipërinë
Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç, me ftesë të homologu të tij Bajram Begaj, sapo ka mbërritur në Shqipëri.
Ai u prit në selinë e Presidencës Shqiptare nga Begaj. Pritet që mes dy presidentëve të zhvillohet një takim kokë më kokë.
Ndërsa rreth orës 12 pritet që mes dy presidentëve të zhvillohet edhe një konferencë e përbashkët.
Një vend të rëndësishëm në këto bisedime pritet të zërë çështja e Kosovës. Kujtojmë se presidenti Milanoviç ka qenë një zë i fortë pro Kosovës edhe në OKB.
Ai bëri thirrje për pranimin e Kosovës si shtet në Organizatën e Kombeve, duke mbështetur kështu edhe anëtarësimin e Kosovës në organizatën e Kombeve të Bashkuara dhe në NATO.
Gjithashtu Kroacia ka qenë një zë i fuqishëm në dënimin e sulmeve të 24 shtatorit dhe ka kërkuar madje edhe sanksione ndaj Serbisë, duke e cilësuar atë si vendi i cili që qendron pas sulmit terrorist.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
- 10:55 Mbërrin me helikopter te Trauma efektivi i plagosur gjatë operacionit në Maliq
- 10:53 Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij.