“Pizza Edi Rama”-Dhurata e veçantë e kryeministrit për liderët e Samitit të Berlinit

19 Tetor 2023 | 08:38

Kryeministri Edi Rama ka zbuluar një nga prapaskenat e ndodhura në drekën me liderët e BE-së të cilët u mblodhën në Tiranë për Samitin e Procesit të Berlinit.

Para se të konsumonin drekën ata u surprizuan me një dhuratë nga kryeministri Rama. Secili lider mori një kuti Piza me fytyrën e Edi Ramës, ndërsa në brendësi gjetën nga një pjatë të pikturuar, nga vetë kryeministri, i cili kishte bërë nga një pikturë të veçantë për secilin.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Edi Rama (@ediramaal)

Të gjithë u habitën, dhe ishte kryeministri i Holandës i pari që pyeti në lidhje me to.

“Kjo është e mrekullueshme si i ke bërë?” pyeti Rutte duke qeshur ndërsa shikonte artin e kryeministrit në pjatën e tij.

“Këtu mund të bëni edhe spaghetti, piktura nuk do hiqet”, i tha Rama, Scholz.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026