Vetingu konfirmon në detyrë drejtorin e policisë së Vlorës Artion Duka
Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit të zyrtarëve të policisë vendosi sot të konfirmojë në detyrë drejtorin e policisë së Vlorës, Artion Dukën.
Në tre komponentët e vlerësimit Duka ka rezultuar pa probleme duke garantuar kështu pozitën e tij drejtuese në policinë e shtetit.
Drejtori i policisë së Vlorës ka një karrierë të gjatë. Ai më parë ka qenë drejtues i Forcave Operacionale dhe më herët ka drejtuar komisariatin Nr.1 në Tiranë.
Komisioni rinisi shqyrtimet për të vetuar zyrtarët e policisë pas rreth dy muajsh pushim. Në përgjithësi vetingu ka ecur me ritme tejet të ngadalta. Për këtë deputeti socialist Sadi Vorpsi, gjatë mbledhjes së nënkomisionit për monitorimin e procesit, ka kërkuar rishikim të ligjit për vetingun në polici.
Deri më sot janë 32 zyrtarë të lartë të policisë dhe gardës që kanë dalë përpara vetingut, prej tyre 5 janë dorëhequr, 4 janë shkarkuar dhe 23 janë konfirmuar në detyrë. Ndërkohë përpara procesit 263 punonjës u dorëhoqën.
Lexoni gjithashtu:
- Vetingu në polici, konfirmohet në detyrë Pëllumb Seferi
- Konfirmohet në detyrë kreu i SHÇBA, Muhamet Rrumbullaku
- Konfirmohet në detyrë drejtori Mbrojtjes së Dëshmitarëve Idajet Faskaj
- Konfirmohet Gjovalin Loka, drejtuesi i lartë rezulton ish-sigurims, por nuk ka firmosur dokumente
- Ecuri e ngadaltë në vetingun e policisë, 263 punonjës u dorëhoqën para procesit
U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat