Deputeti: Propozime jo të mira për Kosovën do të vijnë nga BE dhe SHBA

19 Tetor 2023 | 14:22

Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha tha se Kosova ka bërë marrëveshje të gabuara por megjithatë tashmë është e detyruar t’i zbatojë.

I ftuar në Euronews Albania, ai theksoi se pret që ndërkombëtarët të vijnë me një plan të ri për Kosovën dhe Serbinë, pasi nuk mund  të ecet përpara me planin franko-gjerman.

Përsa i përket armatimeve ai theksoi se përveçse në Banjskë dhe në manastire të tjera ka armatime.

“Qeveria e Kosovës ka bërë marrëveshje të gabuara që tani janë të dëmshme për Kosovën por ama janë të detyruara të zbatohen.  Unë pres se ndërkombëtarët do vijnë me mesazhe të qarta dhe me një plan konkret të shkruara  detyra  të sakta. Nuk mund të ecet më përpara me planin franko-gjerman.

Zhvillimet në Veri e nxorën jashtë zbatimit pikën 7 të këtij plani. Armatimi që keni parë në Banjskë, trefishi i tyre ndodhet në manastire të tjera. Duhet një rivlerësim i situatës dhe duhet të përmbushim detyrimet kontraktuale  që i kemi krijuar  në marrëveshjet e hershme që do kontribuojnë në normalizimin e raportove. Pastaj është çështje e Bashkisë Ndërkombëtare të ja imponojë Serbisë njohjen e Kosovës”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026