Bllokuan seancën/ Salianji: Karriget ishin të përmbysura, kaluan vijën e kuqe
Deputeti demokrat Ervin Salianji ishte këtë të mërkurë i ftuar në një intervistë për Euronews Albania ku u fol për bllokimin e seancës parlamentare nga ana e Partisë Demokratike.
Ai tha se mazhoranca e kaloi vijën e kuqe të paralajmëruar më herët nga opozita.
“Nuk i zuri njeri karriget, ato ishin përmbysë, karriget e ministrave zihen me votë. U bllokua seanca parlamentare dhe ne e paralajmëruam në dy seancat e kaluara që ka një vijë të kuqe që nuk mund të tejkalohet nga opozita.
Marrja e përfaqësimit të opozitës, rrëzimi i komisioneve hetimore parlamentare, mosfunksionimi i parlamentit me kushtetutë dhe rregullore por me tekat e kryeministrit dhe të vasalëve të tij, pa diskutim do të merrte përgjigje. S’mund të ketë normalitet nëse nuk zbatohet kushtetuta. E sotmja ishte një venduimarrje e paralajmëruar prej kohësh”,-tha Ervin Salianji.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta