BB: Turizmi rriti ekonominë, tejkalohen parashikimet për rritjen ekonomike
Shqipëria theu pritshmëritë për progres në ekonomi. Sipas Banës Botërore, Shqipëria së bashku me Malin e Zi, ishin të vetmet në rajon për këtë vit që shënuan ndryshim pozitiv nga parashikimet e shënuara në raportin e mëparshëm mbi vrojtimin e ekonomisë së Ballkanit Perëndimor.
Merita kryesore institucioni i lartë financiar ja ka atribuuar bumit turistik që karakterizoi rajonin dhe në veçanti Shqipërinë, e cila shënoi rekord për vizitor të huaj.
Me 7.2 milionë turistë deri në muajin gusht në vendin tonë, ekonomia u rrit 0.8 pikë për qind krahasuar me parashikimet e raportit për vitin.
Gjithashtu, përmirësohet edhe punësimi, ku shkalla mesatare e punësimit për rajonin arriti në 48%, niveli më i lartë historik, me krijimin e 103.000 vendeve të reja pune nga mesi i 2022 dhe deri më tani. Por mungesa e forcës punëtore vijon të mbesë problem kryesor në ngadalësimin e performancës ekonomike të rajonit. Mungesa e forcës punëtore dhe dallimet e mëdha gjinore janë faktorët kryesor të cilat kufizojnë uljen e mëtejshme të varfërisë dhe duhen adresuar, shkruhet në raport.
Fokusi tjetër i veçantë në rekomandimet e institucionit ishte mbi përfshirjen e sigurimeve në bujqësi për t’i bërë ballë vështirësive të prodhimit, i cili u cenua nga shkurtimi i stinëve dhe thatësira e madhe që ka pushtuar rajonin. Sipas raportit, bujqësia e gjelbër ofron mundësi për rritjen e produktivitetit, konkurrencës dhe qëndrueshmërisë.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë