Myslimanët mbështesin Palestinën nga sheshi “Skëndërbej”: Po vriten njerëz

20 Tetor 2023 | 17:13

Një protestë në mbështetje të popullit të Palestinës është zhvilluar pasditen e së premtes në Tiranë. Protesta e cila po mbahet në sheshin “Skënderbej” është organizuar nga Forumi Mysliman i Shqipërisë.

Një prej të pranishmëve tha se kërkon nga qeveria shqiptare që përveç fjalëve të ndërmarrë veprime konkrete në bashkëpunim me shtetet e tjera.

“Ne nuk kemi marrëdhënie familjare, por nga ana e fesë të gjithë jemi vëllezër. Përveç vllazërisë, janë duke vdekur njerëz dhe kjo është pika kryesore pa marrë parasysh janë palestinezë, amerikanë, apo tjetër kombësi, janë duke vdekur njerëz. Na vjen shumë keq që s’mund të bëjmë asgjë tjetër për momentin përveç këtij tubimit,” – u shpreh protestuesi.

“Unë përcjell një mesazh që të ndalet lufta sepse gjithçka që po ju bëhet palestinezëve është shumë e padrejtë. Gjithçka që ndodh nëpër botë dëgjohet, ama për Palestinën, asnjëherë nuk është dëgjuar zëri i tyre. Mijëra njerëz janë duke vdekur atje, fëmijë, bebe, pleq, të cilat nëpër luftë këto gjëra nuk duhet të ndodhin, as gratë nuk preken, as fëmijët, as pleqtë. Ata kanë bombarduar dhe spitalin dhe më e bukura është se po i vënë fajin Hamasit dhe kjo është shumë e padrejtë. Këtë kanë bërë gjithmonë,” – u shpreh një tjetër.

Ndërkohë sa i takon një qëndrimi për Hamasin, një prej qytetarëve deklaroi se po lufton për tokën e vet.

“Grupi Hamas po lufton për të çliruar tokat që ja ka pushtuar Izraeli. Izraeli ka ardhur nga Ukraina, nga Rusia, nuk janë vendali aty, vendali janë palestinezët. Hamasi është në tokën e vet. Izraeli është pushtues,” – deklaroi një prej qytetarëve të pranishëm në protestë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026