Mjeshtri i gatimeve tradicionale, 40 vite në shërbim të qytetarëve

20 Tetor 2023 | 18:08

Prej 40 vitesh Dëfrim Gjoçaj ushtron zanatin e kuzhinierit të gatimeve tradicionale, të jugut të vendit. Në vitin 1985 përfundoi shkollën e kuzhinës dhe prej asaj kohe nuk i është ndarë përgatitjes dhe gatimit të recetave të kuzhinës tradicionale.

“Zanati i kuzhinierit është art sepse ushqimi është që ha 3 herë në ditë dhe pëlqehet nga të gjithë dhe unë e kam zgjedhur këtë profesion sepse më ka pëlqyer që në vegjëli, kemi gatuar dhe gatimet në fshat po në vazhdimësi duke mbaruar shkollën mu fut në gjak zanati i kuzhinierit dhe këtë e zgjodha se është një pasion dhe ka një shumëllojshmëri gatimesh sidomos në Gjirokastër,” – u shpreh ai.

Falë vullnetit për punë por edhe cilësive si mjeshtër i kuzhinës prej 15 vitesh në Pazarin e Gjirokastrës ka çelur një mjedis të përgatitjes dhe servirjes së produkteve tradicionale të kuzhinës, kryesisht për turistët.

“Këtu kishte hapat e parë turizmi dhe unë me iniciativën time investova në këtë lokal jo shumë të madh me eksperiencën që unë kisha fituar dhe hapa një restorant të vogël duke synuar që të gatuanim gatimet tradicionale të gjirokastritëve nga më të vjetrat dhe kam eksploruar nëpër shtëpitë dhe nëpër anetë gjirokastrite se cilat ishin gatimet tradicionale të Gjirokastrës,” – tregoi Gjoçaj.

Dëfrimi shprehet se menutë e gjellëve tradicionale janë mjaft të preferuara kryesisht nga turistët e huaj.

“E para për të shijuar gatimet është mikpritja sepse në qoftëse do ti presim si mysafirë në Gjirokastër dhe atyre do t’ju shijojë,” – tha ai.

“Me djathin e pjekur të Gjirokastrës, me supat është supa pasha qoftja, është supa e Ali Pashait siç quhet, byreqe të ndryshme me lakra të egra, kungull, djathë-vezë-kos, ka edhe shumë lloj byreqesh sipas stinëve, kemi qifqitë e Gjirokastrës që i njohin të gjithë, kemi veç atyre qoftet të cilat bëhen me erëza origjinale bio apo të gjitha ëmbëlsirat që ka Gjirokastra të veçanta,” – shtoi kuzhinieri.

Për mjeshtrin gjirokastrit të kuzhinës karakteristike këto lloj gatimesh janë një aset me vlerë i traditës sonë, aq më tepër në zhvillim të turizmit. Por problem qëndron tek të rinjtë që nuk e përqafojnë si profesion.

“Turizmi nga viti në vit po shtohet në Gjirokastër dhe kjo duhet justifikuar edhe me punën tonë ti mbajmë, ti tërheqim sepse duke njohur historinë e Gjirokastrës, arkitekturën, nga kalaja nga historia edhe gatimet e Gjirokastrës njihen në histori kështu që ne duhet ti bëjmë hyzmetin kësaj pune dhe ti shikojmë dhe bereqetin,” – tha Gjoçaj.

“Zanati nuk të lë pa bukë dhe unë kam punuar instruktor në kurset e kualifikimit për kuzhinier dhe disa nga këta kursantë të cilët ishin të pasionuar për kulinarinë dhe për kuzhinën gjirokastrite kanë ecur, kanë përparuar,” – shtoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026