“Rusët do derdhin gjak në Avdivka”- Ukraina: 900 të vdekur vetëm në pak orë
Trupat ruse po derdhin gjak në Avdivka të Ukrainës. Të paktën kështu pretendon shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë ukrainase, Valeri Zaluzhni, i cili vizitoi vijën e frontit pavarësisht se njësitë ruse kanë rrethuar qytetin.
Sipas të dhënave, rreth 900 ushtarë rusë janë vrarë ose plagosur gjatë së enjtes, ndërsa janë shkatërruar 50 tanke dhe autoblinda.
“Çdo ditë ushtria ruse po pëson humbje. Kjo, pasi atyre u është thënë të zënë pozicionet dhe të mos tërhiqen. Ndaj ka shumë humbje jetësh. Nuk e di me saktësi sa, por ka shumë”, tha Yuriy Shtepa, ushtar ukrainas.
Nga ana e saj, Rusia po përpiqet të rigjejë iniciativën në luftë, në mungesë të një progresi thelbësor të kundërofensivës ukrainase në Zaporizhia dhe Bakhmut.
Për këtë arsye, presidenti Vladimir Putin zhvilloi një vizitë në bazën ushtarake në Rostov Don, në kufi me Ukrainën. Putin u takua me gjeneralin Valery Gerasimov për t’u njohur nga afër me progresin e atij që vijon ta quajë “operacioni ushtarak special”.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West