Stolat e thyer dhe flakadanët në derbi, FSHF gjobit Partizanin dhe Tiranën

21 Tetor 2023 | 18:45

Ashtu siç edhe pritej, Federata Shqiptare e Futbollit nuk ka toleruar incidentet e së enjtes në stadiumin “Air Albania”, gjatë derbit Partizani-Tirana. Ndezja e flakadanëve dhe dëmtimi i stolave të impiantit nga tifozët, janë kosto financiare që do të detyrohen t’i paguajnë klubet respective.

Kështu, sipas vendimit të marrë nga Komisioni i Disiplinës dhe Etikës, Partizani dënohet me gjobë në masën treqind mijë lekë, ndërsa Tirana dënohet me gjobë në masën katërqind mijë lekë.

Jashtë vëmendjes së Federatës nuk ka shpëtuar as veprimi i mesfushorit të Partizanit, Gjelbrim Taipi, i cili në përfundim të ndeshjes festoi me tifozët duke ndezur flakadanë. Për këtë veprim ai është gjobitur nga komisioni i disiplinës me 100 mijë lekë.

Derbi i 200-të i kryeqytetit shkoi në favor të Partizanit, i cili mposhti Tiranën me rezultatin 2 me 1.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026