Ritualet e dasmës shkodrane, bashkia hap dyert për të pritur “dasmorët”
Rituali i dasmës shkodrane së bashku me këngët dhe vallet e saj mbetet një prej pasurive më të çmuara të qytetit prandaj ajo u risoll edhe njëherë në vëmendje për vlerat muzikore dhe etnografike që bart.
Kësaj here Bashkia e Shkodrës çeli dyert për të pritur “dasmorët” që pushtuan hollin e saj në eventin “Ardhshi t’bardhë n’ahengun tonë”.
Në rolin e çiftit dhe muzikantëve të dasmës ishin artistët e qytetit, pjesë e Qendrës Kulturore të qytetit, të cilët sollën atmosferën e një dasme tipike shkodrane, me elementët e pajës apo gostitjes me ëmbëlsirat tradicionale.
Rituali i dasmës shkodrane është vazhdim i aktiviteteve që kanë të bëjnë me trashëgiminë Kulturore.
Për organizatorët e eventit është shumë i rëndësishëm rivitalizimi i kësaj tradite të vyer të qytetit.
Aktiviteti u realizua nga Nucleus Albania me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës dhe Bashkisë Shkodër. Synimi i tij është promovimi i pasurisë së vlerave të trashëgimisë kulturore përmes këtyre ritualeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
Ndahet nga jeta aktori i famshëm Sam Neill, interpretoi doktor Alan Grant në “Jurassic Park”
- 10:33 Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 10:25 Bashkia Pogradec përfiton një mjet të ri zjarrfikës dhuratë nga qyteti binjak i Wismarit
- 10:24 Numri i viktimave nga zjarri në Bangkok rritet në 30
- 10:19 Ngordhje masive peshqish në Gjinikas të Maliqit, banorët: Fenomeni përsëritet sa herë hapen portat e HEC-it
- 10:12 Marco Rubio nis fushatën për shpërbërjen e Gjykatës Ndërkombëtare Penale
- 10:06 Robotët humanoide kryejnë ndërhyrje kirurgjikale për herë të parë