Arrestimi i dhëndrit/Berisha: Nga truall ndërtimi në terren sportiv ka firmosur Rama

21 Tetor 2023 | 21:44

Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune një konference të jashtëzakonshme për media pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.

Ai foli për arrestimin e dhëndrit, duke sqaruar se ky i fundit nuk ka dhënë kurrë asnjë dëshmi për asnjë gjykatës apo prokuror, pasi kurrë nuk i është gjetur ndonjë shkelje.

Deklarata e Berishës:

Lidhur me ndalimin e Jamarbër Malltezit deklaroj sa vijon:

Jamarbër Malltezi nuk është thirrur kurrë në jetën e tij nga asnjë prokuror apo gjykatës për asnjë çështje. Prej 3 vitesh me padi të rreme të ngritur nga Taulant Balla, SKAPI i partisë ka hetuar privatizimin e klubit Partizani dhe pikërisht se nuk kanë gjetur dot asnjë shkelje të vetme nuk kanë guxuar ta thërrasin kurrë në prokurori, por kanë preferuar të shpërndajnë lajme të rreme me gazetarë të keqpërdorur të oborrit qeveritar, gjoja për abuzime.

  • Klubi Partizani nuk është nxjerrë nga plani i përhapjes së Forcave të Armatosura me propozimin e Sali Berishës, as dhe me firmën e Bamir Topit, por nga presidentë të tjerë para Bamir Topit.
  • Destinacioni i klubit Partizani nga terren sportiv, në truall për ndërtime është ndryshuar me firmën e Edi Ramës dhe pa propozimin e Sali Berishës, është ndryshuar pra destinacioni i karakterit sportiv, i terreneve sportive në terrene ndërtimi nga vetë Edi Rama, me dokumente.
  • Njohja dhe kthimi i pronës pronarëve të ligjshëm të klubit Partizani, janë 6 familje, është bërë nga komisionet e kthimit të pronave dhe gjykatat nga vitet 1994 deri në vitin 2007, një proces i tërë.
  • Privatizimi i objekteve të klubit Partizani është nisur nga qeveria e Fatos Nanos.
  • Muaj më parë prokurorja e SKRAP-it, simotra biologjike e Taulant Begojaris ka sekuestruar kompjuterët e kompanisë që mbante kontabilitetin e aktivitetit të Jamarbër Malltezit dhe ka shkuar në gjykatë për të mbrojtur këtë akt duke mashtruar gjykatësen dhe gjykatën.
  • Shtoj këtu se çdo centimetër dhe metër katror e sipërfaqes së privatizuar është e firmosur nga 7 firma të bashkisë së Edi Ramës.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ndërtimi në Zvërnec, Rama zbulon arkitektin: Artist i madh i natyrës. Prezantoi në Tiranë vizionin e tij

Kryeministri Edi Rama përmes një postimi në “Facebook” ka zbuliar arkitektin i cili është kontaktuar lidhur me ndërtimin në Zvërnec. Rama shkruan se arkiteti Dong...
16:48 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita në një deklaratë për mediat nga Korça ka folur lidhur me ngjarjen e rëndë ku humbi...
16:22 | 04/06/2026

I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit

Nëna e autorit të vrasjes së policit Enea Mekolli dhe plagosjes së policit Edison Adri është shoqëruar nga forcat e policisë në ambjentet e drejtorisë...
15:39 | 04/06/2026