Ku i gjeti milionat Malltezi që ndërtoi kompleksin? Përgjigjet Berisha
Ish-kryeministri Sali Berisha mbajti mbrëmjen e kësaj të shtune një konference të jashtëzakonshme për media pas dhënies së masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, dhe arrestimit të dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi.
Akuzat për pastrim parash ndaj Malltezit janë ngritur për miliona euro që ky i fundit i ka investuar për të ndërtuar kullat që janë ngritur në pronën e tij. I pyetur nga gazetarët se ku janë gjetur këto para, Berisha u përgjigj se bëhet fjalë për ripërsëritje të gënjeshtrave të fabrikuara nga SPAK që siç e quan ai është SKAP.
“Çdo gjë, çdo metër katror i ndërtuar, çdo qindarkë e përdorur është e dokumentuar. Nuk jam unë tani që të hyj në këto, por atë që mund të them unë është se çdo gjë është e dokumentuar, çdo qindarkë është paguar taksa, çdo lëvizje është bërë vetëm me bankë. Është ndërtimi më i pastër dhe më transpartent,” – u shpreh Berisha.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë