“Proces i montuar politikisht”, Bozdo: Berisha dhe Malltezi do dalin të pastër
Enno Bozdo, anëtar i kryesisë së Rithemelimit tha në një intervistë për Euronews Albania se veprimi i SPAK ndaj Berishës është një proces i montuar politikisht.
Sipas tij, SPAK e ka ndërmarrë këtë veprim pikërisht në këtë moment për të goditur opozitën që po përgatitet për aksionin e vet kundër qeverisë.
“Ndodhi në çastin perfekt kur opozita kishte nisur aksionin kundër qeverisë kur SPAK vendos të godasë me një çështje që ka 3 vjet që hetohet. Malltezi goditet vetëm pse është dhëndër i Berishës. Të dy nuk janë marrë qoftë edhe një herë në pyetje lidhur me këtë çështje. Këto më bëjnë të mendoj se kemi të bëjmë me një proces të montuar politikisht për të goditur opozitën në një moment kur ajo ishte organizuar dhe e bashkuar. Unë besoj se zhvillimi i këtij procesi do tregojë qartë pastërtinë e dy personave në fjalë”, tha Bozdo.
Mbrëmjen e të shtunës është arrestuar në aeroportin e Rinasit Jamarbër Malltezi, dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha. Arrestimi është bërë me urdhër të SPAK, pas kallzimit të bërë në vitin 2020 nga Ministri I brendshëm Taulant Balla lidhur me privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”.
Në pranga ka rënë edhe Fatmir Bektashi, ortak me Malltezin dhe ndërtues i kullave ne ish-kompleksin Partizani. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ka vendosur masë detyrim paraqitje dhe ndalim të daljes jashtë shtetit edhe, për ish-kryeministrin Sali Berisha me akuzën e korrupsionit pasiv kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”.
LEXONI GJITHASHTU:
Nga Dubai në Rusi, Artan Hoxha zbulon ku kanë shkuar shqiptarët e shpallur në kërkim
Artan Hoxha zbërthen aksionin për kapjen e grupit të Igli Kamberit
“Marrëveshja për detin Greqi-Shqipëri shumë e komplikuar”, gazetari: Vetëm SHBA jep zgjidhje
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta