Analiza e Kreshnik Spahiut, tregon nëse ka gabime procedurale dosja “Partizani”
Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të diel i ftuar në emisionin “Review” në Euronews albania ku tha se ka pasur gabime proceduriale në dosjen “Partizani”.
Sipas tij masa ndaj ish-kryeministrit Berisha është heqje lirie, gjë që është në shkelje të kushtetutës, duke qenë se Berisha është deputet i Parlamentit.
“A ka probleme proceduriale? Pa dyshim që ka. Neni 288 i kodit të procedurës penale parashikon që për subjekte të cilat kanë mandatin e deputetit të parlamentit e për të cilët kërkohet masa e arrestit me burg, e arrestit në shtëpi, apo çdo lloj tjetër heqje lirie, përfshirë kontrollin e banesës, apo kontrollin personal, duhet të merret autorizim nga Parlamenti.
A është detyrimi për paraqitje, mos largimi jashtë shtetit dhe marrja e pasaportës kufizim lirie, po është. A është masë kufizuese, po është. Asgjë nuk e pengonte organin e akuzës t’i drejtohej kuvendit për të kërkuar marrjen e autorizimit. Kjo është shkelje proceduriale”,-tha juristi Kreshnik Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West