Fotografia simbol i protestave në mbështetje të Navalny-t shitet për 2 milionë rubla
Dimitry Markov, një fotograf i njohur rus, ka bërë përpara disa ditësh një fotografi në një stacion policie. Kjo foto që paraqet një polic të ulur, ku mbrapa tij varet portreti i presidentit rus Vladimir Putin, është bërë më pas një simbol online i protestave në mbështetje të politikanit të burgosur të opozitës ruse, Aleksei Navalny. Fotoja ka arritur të shitet për dy milionë rubla, apo e përkthyer në dollarë përkatësisht $26.800.
Në faqen e tij zytare të facebook fotografi njofton se vepra i është shitur një personi të quajtur Ekaterina për 2.000.000 rubla. Sipas fotografit, paratë do t’iu jepen dy grupeve që përqendrohen tek të drejtat e protestuesve në Rusi – OVD-Inform dhe Apologjia e Protestës.
Ky ankand bamirësie do të zgjasë 24 orë dhe të ardhurat do të transferohen në dy pjesë të barabarta në llogaritë e OVD-Inform dhe Apologia e Protestës.
Markov cilëson se kjo foto, simbol i protestës në rusi, u mor në mënyrë diskrete ndërsa fotografi ishte nën arrest, pasi ishte përfshirë në protestat pro-Navalny-t, dhe u publikua në rrjetet sociale.
Një veprim ky që në ato momente zemëroi dhe ofendoi policët të cilët ishin prezent.
Tatuazhet që reflektojnë nivelin e glukozës dhe rrahjeve të zemrës në organizëm
UEFA i beson teknologjinë gjysmë-automatike finales së Realit me Eintracht Frankfurt
Fustani i Charlotte që boshatisi magazinën brenda 24 orëve
- 13:52 Studimi: Emigracioni ka nxitur ndjeshëm rritjen ekonomike në vendet e pasura
- 13:51 Shkon në 5 numri i viktimave nga vala e të nxehtit në Itali, temperaturat priten të kalojnë 40 gradë
- 13:36 Danimarka miraton vendosjen e misionit në Ngushticën e Hormuzit
- 13:32 U kapën me sasi droge në mjet, në pranga 31-vjeçari në Korçë. Procedohet edhe kushëriri i tij
- 13:27 Vrau me thikë vëllain pas konfliktit të momentit, arrestohet 76-vjeçari në Kavajë
- 13:26 Plagosja në Sukth, policia jep detaje: Në pranga 32-vjeçari, 3 persona në spital me plagë