Lëvizje në SPAK, Rrumbullaku dhe përfaqësuesi britanik në Prokurorinë e Posaçme
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, është paraqitur paraditen e kësaj të hëne në Prokurorinë e Posaçme.
Rrumbullaku ka qenë iu vetëm dhe i pa shoqëruar nga ndonjë person tjetër në momentin që hyri në ambientet e SPAK.
Gjithashtu bëhet me dije se pas tij në Prokurorinë e Posaçme është paraqitur dhe një përfaqësues nga ambasada britanike. Ende nuk dihet arsyeja e thirrjes së Rrumbullakut në SPAK, apo takimi që ai mund të ketë me drejtuesit aty, apo përfaqësuesin britanik.
Lëvizjet e shumta në Prokurorinë e Posaçme vijnë pak përpara se GJKKO të rivlerësojë masat e sigurisë për ish-kryeministrin Berisha, dhëndrin e tij Jamarbër Malltezi dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.
Ata akuzohen në lidhje me privatizimin e rreth 10.000 m2 të ish-kompleksit sportiv “Partizani”, në qendër të Tiranës, truall i cili para vitit 2012 ishte në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës