Oficerët e OPGJ hyjnë në pallatin ku ndodhet banesa e Berishës

23 Tetor 2023 | 16:16

Oficerët e Policisë Gjyqësore kanë hyrë pasditen e kësaj të hëne në pallatin e ish-kryeministrit Berisha.

Siç shihet dhe nga pamjet e siguruara nga Euronews Albania, 3 oficerët e OPGJ, dalin nga dera e pallatit të Berishës, pasi qëndruan aty për disa minuta.

Në foto shihet Hekuran Bregu, Shef i Sektori i Krimit Ekonomik, i shoqëruar nga pas dhe nga truprojat e kreut të Rithemelimit.

Ish-kryeministri Berisha hyri në ambientet e banesës rreth orës 3:20, ku përdori kalimin përmes parkimit, me qëllim që të shmangte dhe kontaktet me mediat.

Kujtojmë se në pallatin ku banon Berisha, gjenden dhe disa apartamente në pronësi të dhëndrit të ish-kryeministrit Jamarbër Malltezi.

Me urdhër të SPAK Malltezit i janë sekuestruar në total 25 pasuri, prona të paluajtshme si edhe 6 llogari bankare.

Oficerët e OPGJ-së u panë paraditen e kësaj të hëne dhe në vilën në Gjirin e Lalëzit në pronësi të dhëndrit të ish-kryeministrit.

Malltezi akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për “Korrupsion pasiv” dhe “Pastrim parash” në lidhje me privatizimin e ish-kompleksit “Partizani”.

Për të njëjtën çështje GJKKO ka caktuar masat e sigurisë Detyrim paraqitje dhe për Sali Berishën dhe sipërmarrësin Fatmir Bektashi.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026