Manjani: Malltezi po bën burgun e Sali Berishës, donin ta poshtëronin

23 Tetor 2023 | 21:38

Juristi Ylli Manjani tha në një intervistë për “Noë me Erla Mëhillin” në Euronews Albania se Jamarbër Malltezi po bën burgun e vjehrrit të tij, Sali Berishës.

Sipas tij, kjo që i ka ndodhur Malltezit, Berishës e Bektashit është diçka që po ju ndodh gjithë qytetarëve të Shqipërisë.

“E gjitha kjo është një shoë me motive politike. Edhe sikur ta mendojmë për një moment që SPAK-u nuk ka arsye politike të vendosi qartësisht përfitimi është politik. Sajohen hamendësime të ndërtuara bukur në formën e një telenovele që shpërndahen nëpër banakët e televizioneve që televizionet të fillojnë të bëjnë gjyqin publik, ndaj Berishës, ndaj të cilit sot shumë shqiptarë gjykojnë keq për të, edhe prej historisë politike të Berishës. Berisha ka qenë dhe është një politikan aktiv, s’ka lënë njeri pa marrë nëpër këmbë. Ky është një moment reflektimi dhe hakmarrje. Kanë marrë masa sigurie shumë të stisura me lezet, masa sigurie të ndërtuara në mënyrë të këndshme, pra jo burg. Në burg po fusim këtë djalin e ri që se meriton fare se është duke bërë burgun e Saliut për të thënë të vërtetën. E treta, mënyra se si i ekzekutuan këto, ideja ishte ta poshtëronin atë tjetrin,” – u shpreh Manjani.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026