Papa pro martesave LGBT?! Imzot Dodaj: Zoti nuk bekon “lëmshin” por njeriun

24 Tetor 2023 | 09:01

Arqipeshkvi i Kishës Katolike për Tiranën dhe Durrësin Arjan Dodaj komentoi në emisionin GoodMorning Albanians në Euronews Albania mesazhin e Papa Françeskut për të rinjtë shqiptarë.

Ai tha se fjala e Papa Françeskut është gjithmonë një mesazh shprese për të rinjtë.

I pyetur lidhur me një koment të Papa Françeskut, që u pa si një lloj bekimi për martesat e të njëjtës gjini, imzot Dodaj tha se kjo deklaratë është keqpërkhyer.

“Martesa është lidhja natyrore mes burrit dhe gruas. Kështu që në kishën katolike Zoti bekon njeriun, mund të ndodhemi edhe në ujëra të zeza, në vështirësi por nuk do të thotë që Zoti heq dorë nga bekimi për ne. Zoti nuk bekon lëmshin, bekon njeriun. Ka qenë një keqpërkthim, kam lexuar deklaratën e Papës, ai bekon njeriun. Papa thotë nuk është problem të rrëzohesh, problem është të mos ngrihesh”, tha imzot Dodaj.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024