Avokati “zbërthen” procesin: Pse SPAK e toleroi Berishën, “arma” që i dha

25 Tetor 2023 | 11:52

Avokati Bledar Meminaj, ishte i ftuar këtë të mërkurë në Euronews Albania, ku komentoi nga pikëpamja juridike procesin e nisur nga SPAK ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Avokati tha se drejtësia e ka toleruar Berishën, pasi i ka dhënë një armë që të mbrohet, duke mos respektuar Kushtetutën për dhënien e masës së sigurisë.

Gjithashtu Meminaj, e cilësoi procesin e SPAK si një “lugë bosh për publikun”, pasi nëse do të kishte një hetim serioz, akuza do t’i drejtohej Kuvendit dhe më pas do t’i jepte drejtim hetimit.

“Për mua drejtësia e ka toleruar Berishën duke i dhënë një armë që të mbrohet. Ka bërë sikur e ka goditur në sy të opinionit publik, por realisht e  ka toleruar, sepse i ka dhënë mundësi që të mbrohet. Kur shumë mirë mund ta gozhdonte situatën. Prokuropria mbron interesat e shtetit, ndërsa ne avokatët mbrojmë interesat e klientëve.

Çdo dyshim i paprovuar shkon në favour të të pandehurit thotë Kodi i Procedurës. Dyshimet e paprovuara i ka prokuroria në kurriz t’i provojë. Kur flasim për një punë të mirë të prokurorisë, nuk duhet t’i kapë sa për t’u dukur. Duhet ta ndjekë gjithë rrugën ligjore dhe të ecë përpara”, tha avokati.

Kërkesën e Berishës për të kallëzuar në SPAK gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka, avokati e cilësoi si një të drejtë të të pandehurit për t’u mbrojtur në të gjitha format.

Megjithatë ai shtoi se nga pikëpamja proceduriale, procesi në gjykatë deri tani nuk ka asnjë shkelje për faktin e mosparaqitjes së Berishës, por përfaqësimit përmes avokatëve.

“Berishës i është dhënë një vendim gjykate në mungesë për të cilin duhej të paraqitej brenda 48-orëve në gjykatë. Ai pretendon që nuk ka marrë dijeni, por më pas çoi avokatët. Duhet të shkonte dhe të merrej në pyetje. Është një proces brenda procedurës penale, është në rregull dhe nuk është se ka shkelje.

Mjetet që Berisha përdor për përjashtimin e gjyqtares dhe për kallëzimin penal në SPAK është e drejta e tij t’i përdorë”, tha ai.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026