Koçiu: Mbështesim të rinjtë për realizimin e pasioneve përmes kurseve
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, ka zhvilluar një takim, në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli”, me fëmijë dhe të rinj të cilët po ndjekin kurse të ndryshme të formimit profesional.
“Sigurimi i jetesës së pavarur dhe dinjitoze, nëpërmjet marrjes së njohurive, edukumit të duhur dhe aftësimit të tyre për të ardhmen, është qëllimi ynë”- ka thënë ministrja Koçiu në krye të fjalës së saj.
Me synimin që e ardhmja dhe zhvillimi i fëmijëve të jetë sa më i shëndetshëm, ministrja Koçiu ka theksuar se do të vijojë procesi i de-institucionalizimit që do të shërbejë për sigurinë e mirërritjes së tyre.
“Përmes arsimimit dhe formimit profesional forcohen marrëdhëniet shoqërore dhe familjare. Duke pasur një profesion ju mund të keni një punë të sigurt. E duke pasur një punë të sigurt mund të keni edhe të ardhura të qëndrueshme, që ju ndihmojnë në krijimin e një familjeje të shëndetshme. Duke mbështetur fëmijët e të rinjtë në institucionet tona me një përkujdesje të mirë shoqërore, bën që të gjithë të aftësohen për tregun e punës për një jetesë dinjitoze.” – ka thënë ministrja Koçiu.
Veç të tjerave, ngritja e modelit shtëpi-familje dhe qendrës rinore, siç u theksua, ka për qëllim jo vetëm të akomodojë sa më mirë fëmijët dhe të rinjtë, por edhe të zhvillojë potencialin e plotë të tyre, të ofrojë një mjedis të sigurt, familjar e mbështetës ku të rinjtë të inkurajohen për të ndjekur ëndrrat e tyre.
Në fund të këtij aktiviteti, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka shpërndarë çertifikatat vlerësuese për të gjithë fëmijët dhe të rinjtë e pranishëm.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur