Rama në forumin global të Brukselit: BE është krijesë e vështirë, por aleat i fortë

25 Tetor 2023 | 16:48

Kryeministri Edi Rama ishte këtë të mërkurë  i ftuar nga Komisioni Europian për të adresuar sesionin e hapjes së forumit “Global Gateway” mbi sfidat aktuale të Europës dhe prioritetet madhore të zhvillimit. Në fjalën e tij ai tha se  Shqipëria dhe Ballkani Perëndimor duhet të jenë pjesë e pandarë e programeve europiane të financimit të këtyre prioriteteve

“Demokratizimi i mëtejshëm është i nevojshëm, pasi rreshtimi me vlerat e  BE është thelbësor. Infrastruktura është e nevojshme. Bashkimi Europian, është një krijesë mjaft e vështirë, për t’u marrë duhet të kesh nerv a mjaft të forta, duhet të jesh mjaft i përgatitur për të mos e lërë të të zërë depresioni para se të të zërë BE-ja.

Ndërkohë është dashuri e ashpër, është një rrugë që duhet ta përshkosh e ku merr mësime dhe kur për shkak të zhgënjimit ndonjëherë mendon se ka rrugë të lehta në drejtime të tjera. Por në asnjë rrugë tjetër nuk do gjesh një mik e aleat të fortë që kurrë nuk do sulmojë askënd, por do përpiqet të ndihmojë gjithkënd. Nga ana tjetër, kjo hapje që po shikojmë falë kësaj marrëdhënie gjithnjë e më të ngushtë me BE-në është thelbësore, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, por për vetë Bashkimin Europian.

Kryeministri Edi Rama nuk i kurseu batutat as këtë her:

“Kemi pasur një histori e cila na ka detyruar të bëjmë një sërë martesash të padëshiruara, na besoni, kjo mund të jetë martesa më e vështirë për t’u bërë, por e vetmja martesë që ia vlen të kërkohet”,-tha kryeministri.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026