Këlliçi: E kam lexuar dosjen, më gjeni një firmë të Sali Berishës aty
Anëtari i kryesisë së Partisë Demokratike Belind Këlliçi tha për Euronews Albania se në dosjen “Partizani” nuk ka asnjë të dhënë se ish-kryeministri Sali Berisha ka firmosur diku një vendimmarrje të tijën personale për të favorizuar të afërmin e tij.
Ai u shpreh se në këtë dosje del që ai që ka firmosur ka qenë kryeministri Edi Rama në cilësinë e kryetarit të KRT-së.
“E kam lexuar dosjen, pjesën dërmuese dhe më bën përshtypje, që në asnjë moment nuk gjendet dot një firmë apo një vendimmarrje e zotit Berisha. Konstatoj që personi që e ka firmosur këtë dosje është Edi Rama, kryetari i KRT-së.
Zoti Berisha në mënyrën se si e kam lexuar unë këtë dosje, në të gjithë dosjen nuk ka asnjë zyrtar të shtetit që të akuzohet se ka shkelur ligjin. Nuk kemi asnjë nëpunës të shtetit që akuzohet se ka shkelur ligjin, në asnjë moment nuk kemi fakte, apo një aludim se zoti Berisha ka firmosur diku një vendimmarrje të tijën personale për të favorizuar të afërmin e tij. Ky proces ka zgjatur 12 vite.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme