Qëlloi në ajër me armë dhe terrorizoi zonën e Bardhajve, arrestohet 43-vjeçari

25 Tetor 2023 | 21:14

Bilal Murataj i cili pasditen e sotme qëlloi me armë nga automjeti i tij duke terrorizuar gjithë zonën e Bardhajve në njësinë Rrethina, Shkodër është arrestuar.

Në mbështetje për arrestimin e 43-vjeçarit shkuan dhe forcat RENEA.

Ishin banorët ata që sinjalizuan skenat e terrorit.

Njoftimi i policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, pas marrjes së njoftimit se në fshatin Bardhaj ishin dëgjuar të shtëna me armë zjarri, kanë shkuar menjëherë në adresën e dhënë, bashkë me shërbime të FNSh Shkodër, për të verifikuar rastin.

Nga verifikimet rezultoi se 43-vjeçari B. M. kishte qëlluar me armë zjarri, në ajër, duke terrorizuar banorët.

Në ndihmë të Policisë lokale shkuan dhe dy grupe të RENEA-s.

Si rezultat i kontrolleve në territorin e fshatit, pas disa orësh, u kap shtetasi B. M., 43 vjeç, që kishte qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i është gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, bashkë me armën e zjarrit automatik që ai e kishte fshehur në pyll sapo ka parë që ishte rrethuar nga shërbimet e Policisë.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi B. M., 43 vjeç, banues në fshatin Bardhaj, u arrestua në flagrancë.

Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026