“Lashë universitetin për parukerinë”, e reja: Më ofrojnë rroga 200-300 mijë lekë
Kohët e fundit po rikthehet vëmendja te zanatet dhe te edukimi i të rinjve që në bankat e shkollës për të pasur një zanat në të ardhmen.
Ka raste që të rinjtë e përvetësojnë një zanat përmes kurseve profesionale ose duke e trashëguar nga familja. Ministrja e re e Arsimit, Manastirliu, ka nisur fushatën për të nxitur të rinjtë që orientohen edhe drejt zanateve.
Adela Bylykbashi parukiere tha në emisionin GoodMorning Albanians, në Euronews Albania se ka lënë universitetin për Kimi që të bëhej parukiere, edhe pse në Shqipëri shpesh ky profesion paragjykohet.
“Studioja për kimi dhe teknologji ushqimore dhe e lashë se nisa fillimisht me ‘make up’ se e kisha pasion. Duke qenë se nuk e gjeja veten më te universiteti, iu thashë edhe prindërve që nuk më tërheq më universiteti, nuk më pëlqen. Babin e kam zanataçi vetë, marangoz dhe sot më thotë më mirë se zanati nuk të lë kurrë pa bukë. Edhe pse në Shqipëri është pak problem për punë. Unë jam vetë pa punë për momentin, se nuk të vlerësojnë, kam shoqe të miat që punojnë për 200-300 mijë lekë të vjetra”, tregoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU:
“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson
“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…
“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq