EMRAT| Caktohen avokatët kryesisht për procesin ndaj Sali Berishës
Rabie Cenalia dhe Jalldiz Kastrati janë avokatët e shtetit të caktuar nga gjykata për procesin Berisha.
Seanca e radhës për rivlerësimin e masës së sigurisë për ish-kryeministrin pritet të mbahet sot në orën 10:00.
Në seancën e mbajtur një ditë më parë, avokati Genc Gjokutauj doli në një deklaratë për mediat ku tregoi se ai dhe avokati tjetër i ish-kryeministrit Berisha vendosën të braktisin seancën.
Sipas tij, gjykata shkeli kushtetutën dhe ligjin. Gjokutaj u shpreh se në kundërshtim me ligjin, GJKKO nuk e pranoi kërkesën e tyre për dërgimin në gjykatën kushtetuese të çështjes.
Ish-kryeministri është person nën hetim nga GJKKO për korrupsion pasiv, pasi përmes akteve ligjore ka favorizuar dhëndrin për privatizimin e ish-kompleksit sportiv “Partizani”.
Ndaj ish-kryeministrit Berisha janë vendosur masat e sigurisë “detyrim paraqitjeje” dhe “ndalim i daljes jashtë shtetit” për akuzën “korrupsion pasiv”.
LEXONI GJITHASHTU:
Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 14:39 Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 14:27 11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 14:22 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 14:03 SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut