Berat/ Mbillnin hashash në banesë, përfundon në burg 38-vjeçari, i vëllai në kërkim
Gjykata e Shkallës së Parë Berat ka dhënë sot masën e sigurisë për 38-vjeçarin Petrit Dyli, i cili u arrestua 3-ditë më parë në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers”,ku e gjetën dhe asgjësuan 50.5 kg Hashash i presuar brenda në një banesë në fshatin Pobrat në Dimal dhe 240 rrënjë canabis, të mbjella në një parcelë afër banesës.
Gjatë seancës, avokati i 38-vjeçarit Dyli ka kërkuar kryerjen e analizave të ADN-së në vendngjarje duke pretenduar se klienti i tij nuk ka pasur asnjë lidhje me drogën e gjetur në banesë dhe se në vendngjarje nuk ka asnjë shenjë gishtash të klientit të tij.
Fillimisht pretendimet e avokatit ditën e arrestimit që klienti i tij vuan nga probleme të shëndetit mendor kanë rënë poshtë, pas ekzaminimit mjeko-ligjor të mjekëve ekspertë.
Pasi ka dëgjuar prokuroren Albjona Papajani dhe avokatin mbrojtës, gjyqtarja Klejda Çapja ka vendosur për 38-vjeçarin Petrit Dyli masën e sigurisë “arrest në burg” me afat 45-ditë,deri në pritjen e aktit të analizave të ADN-së në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “Brothers” që u zhvillua të Shtunën, është shpallur në kërkim edhe vëllai i 38-vjeçarit, Armando Dyli, 40-vjeç. Gjatë këtij aksioni, në banesën e vëllezërve Dyli, që ndodhej në anë të aksit nacional Dimal-Fier u gjetën edhe disa ambjente të përshtatura për tharjen e lëndës narkotike.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë