Rritja e pensioneve me 8.6%. Të moshuarit: Është tallje, ne po s’patëm fëmijë vdesim

26 Tetor 2023 | 16:56

Qeveria shqiptare ka vendosur rritjen me 8.6% të pensioneve për të moshuarit. Por pensionistët në qytetin e Korçës janë të pakënaqur. Ata shprehen se paratë që marrin janë të pamjaftueshme në raport me çmimet e tregut, ndërsa një pjesë e mirë e pensionit ju shkon për ilaçe.

“Nuk është e mjaftueshme. 150 marr unë dhe 10 u shtua, ç’të bëj me 10 shtesë. Këtu janë rritur çmimet. Rrohet me 150 mijë lek? Ne nuk e kuptojmë është tallje apo çfarë është”,-u shpreh i moshuari.

“Unë marr 150 mijë lek. Unë 50 marr ilaçe se jam operuar nga zemra. Mua 0 me ngelen. Ai thotë le të vdesin fare këta”,-tha pensionisti.

Ka dhe nga ata pensionistë që e kanë cilësuar tallje këtë masë rritje të pensionit.

“Nuk është e mjaftueshme. Është tallje për ne. Unë marr 50-60 ilaçe unë gjithsej marr 180. Si i bëhet, ata e dinë. Ata marrin nga 4 milion ne nga 180”

“Ai tallet me ne, është kot sa për të gjetur ndonjë llaf. Nuk me del se 70 marr unë, opingat me rriti mua? Ilaçe me ikin leket, po nuk pata djemtë unë vdes”, tha një pensionist.

Në qarkun e Korçës janë afro 50.000 pensionistë, shumica prej tyre me pension minimal duke mos plotësuar as nevojat bazë për blerjen e ilaçeve dhe ushqimeve.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama shpjegon Paketën e Maleve sipas ChatGPT: Nuk favorizon të pasurit, por familjet me toka të trashëguara pa dokumente

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në rrjetet sociale një shpjegim mbi të ashtuquajturën “Paketa e Maleve”, duke iu referuar një analize të bërë nga ChatGPT....
22:30 | 24/07/2026

Qiraxhi analizon reagimin e Ramës: Pse protesta ka vënë përballë përgjegjësisë të gjithë klasën politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, Migen Qiraxhi nga “Qëndresa Qytetare” analizoi deklaratat e kryeministrit Edi Rama në mbledhjen e përbashkët të grupit...
22:19 | 24/07/2026

Armir Shkurti zbardh misionin e Kuvendit Kombëtar të protestës: Nuk është forcë politike

I ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjanën, gazetari Armir Shkurti shpjegoi rolin dhe funksionimin e Kuvendit Kombëtar të protestës, duke hedhur poshtë akuzat se...
22:06 | 24/07/2026