Reagon avokati i Berishës: Diktatura është vendosur, shpallet së shpejti

26 Tetor 2023 | 19:20

Një proces politik e ka cilësuar, avokati Genc Gjokutaj çështjen e Berishës. Teksa ka komentuar vendosjen me radhë të avokatëve kryesisht për ish-kryeministrin, Gjokutaj ka theksuar se diktatura është vendosur dhe së shpejti do të shpallet.

Sipas tij GJKKO ka zhbërë institucionin e Mbrojtjes në proces.

Ai u shpreh se bashkë me kolegun Sokol Mëngjesi iu është mohuar e drejta themelore e mbrojtësit në një proces, siç është njohja me aktet e dosjes dhe vazhdimi i gjykimit nga Irena Gjoka, gjyqtare të cilën ata kërkuan ta përjashtonin nga gjykimi.

Pasi avokat Artan Simoni nuk përmbushte kushtet e integritetit të tij etiko-profesional u përjashtua dhe sipas Gjokutajt, në mënyrë klandestine gjatë natës, janë caktuar po kryesisht Rabije Cenalia dhe Jalldyz Kastrati.

Të dyja nuk pranuan të vazhdonin çështjen sepse kërkuan 2 ditë kohë për t’u njohur me aktet, kohë që nuk u vu në dispozicion. Avokati Gjokutaj shtoi se ato u shantazhuan në sallën e gjyqit për heqjen e licensës.

Pastaj GjKKO ka caktuar avokaten Valentina Teodoresku dhe ka shpallur vendimin pa lexuar asnjë faqe të dosjes, pra pa u njohur fare avokatja me dosjen! Vendimi ka lejuar vijimin e masave të sigurimit siç ishin marrë! Ndërkohë më përpara, domethënë para 2 orësh gjyqtarja Flora Hajredinaj ka rrëzuar kërkesën tonë për përjashtimin e gjyqtares Irena Gjoka nga çështja e depozituar po sot dhe e shqyrtuar po sot! GjKKO ka zhbërë institutin e Mbrojtjes në proces! Vetëm në proceset politike veprohet kështu! Diktatura është vendosur! Shpejt edhe do të shpallet! G,” – shkruan Gjokutaj në Facebook.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026