Presion politik ndaj gjykatave! Boçi: Rama e ka faktuar që do eleminimin e opozitës

26 Tetor 2023 | 19:38

Nënkryetari i Rithemelimit, Luçiano Boçi tha në një intervistë për Euronews Albania se sulmet ndaj Berishës janë të dirigjuara nga Edi Rama dhe çështja që i është hapur Berishës më drejtësinë është si pasojë e synimit të kryeministrit për të eleminuar opozitën.

Sipas tij, diçka të tillë Rama e ka dëshmuar shpesh me veprimet e tij dhe masat që ka marrë për të përçarë demokratët.

“Përgjatë këtyre dy viteve, Edi Rama në objektivin e tij dhe në shprehjet e veprimet ka në synim eliminimin e opozitës, ka synim goditjen e kreut të Partisë Demokratike. E ka nisur historinë e tij me lobimin e pistë, tashmë të shpërfaqur në çështjen McGonigal që shpresojmë të jetë objekt i SPAK-ut, siç është kërkuar. E  ka treguar në luftën e pa princip që ka bërë në parlament dhe e ka treguar në situatat zgjedhore duke grabitur, duke goditur opozitën, duke i penguar statusin juridik nëpër gjykata të cilat ai i ndikon dhe i kontrollon sepse tashmë prej dy vitesh logoja dhe vula e Partisë Demokratike endet gjykatave, ndërkohë që vetë demokratët, sipas statutit të Partisë Demokratike kanë vendosur që kryetari i Partisë Demokratike të jetë zoti Berisha,” – u shpreh Boçi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha. Në një...
20:18 | 27/10/2023

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023