“Duket si e qëllimshme”, ish-kreu i SHISH: S’po tregohen serioz me dosjen e Berishës
Ish-kreu i SHISH, Fatos Klosi ishte këtë të enjte i ftuar në “Now me Erla Mëhillin”, në Euronews Albania për të folur rreth hetimit të SPAK ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha.
Ai tha se hetimi i ish-kryeministrit është një nga ngjarjet më të rëndësishme në këtë vend e cila sipas tij nuk ka nisur me seriozitetin e duhur. Sipas ish-kreut të SHISH është e çuditshme që hetuesit nuk i kanë treguar rëndësinë e duhur kësaj ngjarje, aq sa sipas tij, kjo duket e qëllimshme.
“Gjykatësit që janë caktuar për këtë problem e kuptojnë rëndësinë e çështjes. Berisha është politikani më i rëndësishëm në këto 30 vite i këtij vendi. Ai ka lënë shumë gjurmë në gjithë zhvillimet që kanë ndodhur në këto 30 vit. Kështu që përballë tij, ata duhet ta kuptojnë se efekti i këtij procesi është shumë i madh.
Unë nuk di detaje, por më duket shumë çudi që këta njerëz që kanë marrë përsipër një proces të tillë, nuk qenkan treguar serioz. Ata e kuptojnë se i gjithë reputacioni i Prokurorisë Speciale, i Gjykatës Speciale, apo edhe i tyre personalisht do vendoset në këtë proces. Është procesi më i rëndësishëm, më i madh, kështu që të kenë gabuar kaq rëndë, s’qenkan profesionist domethënë. Më duket çudi që po ndodh diçka e tillë, sikur e kanë bërë kastile”,-tha ish-drejtuesi i SHISH.
LEXONI GJITHASHTU:
Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
Çfarë tha Rama në mbledhjen me drejtuesit politikë? Zbardhen porositë e kryeministrit
Dy automjete përplasen në Durrës, njëra del nga rruga dhe përfundon në kanal (VIDEO)
- 17:36 Presidenca qipriote e BE-së mbështeti integrimin e Shqipërisë, Hoxha pritet nga krerët më të lartë të shtetit
- 17:20 Në 1 gusht luan në Serbi, Kampioni Denis Buzukja: Zemra gjëja kryesore në UFC, shqiptarët e kanë këtë
- 17:11 Kina kundërshton sanksionet e reja të SHBA-së ndaj Kubës
- 16:58 Aksident në aksin Elbasan–Peqin, plagoset drejtuesi i një automjeti, shkak parakalimi i gabuar
- 16:42 Numri i të zhdukurve nga tërmetet në Venezuelë po rritet, fati i 10,000 personave është i panjohur
- 16:31 Fraksioni i “Toyota Yaris”, kalon për gjykim dosja ndaj ish-hetueses së BKH-së Eriona Daupaj