KPA kthen në detyrë gjyqtaren Alma Hiçka

26 Tetor 2023 | 21:55

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit hoqi nga detyra gjyqtaren Alma Hiçka, ndërsa Kolegji i Posaçëm i Apelimit e ktheu përsëri në detyrë këtë të enjte.

Hicka, ish-Avokate e Shtetit dhe kandidate për një vend në Gjykatën e Lartë u përball fillimisht me 10 shkurt në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit në një seancë dëgjimore, që u fokusua kryesisht mbi burimin e ligjshëm të pasurive, që përfshinin një apartament dhe 2 makina.

Njoftimi i plotë:

Trupi gjykues i Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, i përbërë nga Ina Rama kryesuese, Natasha Mulaj relatore, Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo anëtarë, shpalli vendimin për çështjen (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka, kundër vendimit të Komisioni i Pavarur të Kualifikimit nr. 364, datë 02.04.2021.

Në përfundim të gjykimit në dhomë këshillimi, trupi gjykues, bazuar në nenin 66, pika 1, shkronja “b” e ligjit nr.84/2016, “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, me shumicë votash, vendosi:

  1. Ndryshimin e vendimit nr. 364, datë 02.04.2021, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, dhe konfirmimin në detyrë të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka.
  2. Ky vendim është përfundimtar dhe ka efekt të menjëhershëm.

U shpall sot, në Tiranë, më datë 26.10.2023.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:45 | 04/06/2026

LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
10:27 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, ku një efektiv policie u vra dhe një tjetër mbeti...
09:53 | 04/06/2026