Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha

27 Tetor 2023 | 20:18

Juristi Kreshnik Spahiu e ka cilësuar të çuditshëm faktin që dhëndri i Sali Berishës, Jamarbër Malltezi të akuzohet më rëndë se vetë Berisha.

Në një intervistë për Euronews Albania ai tha se Berishës ende nuk i është komunikuar akuza si i pandehur. Ai mbetet thjesht i dyshuar me një masë sigurimi.

“Është hera e parë që kemi dy familjarë nën akuzë. Kemi Abi Malltezin, i cili nuk ka qenë zyrtar publik, kemi dhe Sali Berishën që ka qenë kryetar i vendit dhe ka pasur përgjegjësinë dhe detyrimin ligjor. Dhëndri i cili nuk kishte përgjegjësi administrative, politike, ligjore është në burg, Sali Berisha që kishte përgjegjësi shtetërore dhe detyrimin për të mos abuzuar me ligjin nuk është në arrest. Në të gjithë historinë politike të 33 viteve, të gjithë ish-kryeministrat e tjerë, kemi pasur dy ish-kryeministra, Vilson Ahmetin dhe Fatos Nanon, të dy kur janë hetuar, janë hetuar në gjendje arresti, pak a shumë me të njëjtën akuzë,” – u shpreh Spahiu.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente

Juristi Kreshnik Spahiu tha në një intervistë për Euronews Albania se prapa SPAK-ur, nuk fshihet Edi Rama, por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe shërbimet...
20:00 | 27/10/2023

Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë

Juristi Kreshnik Spahiu ishte këtë të premte i ftuar në Euronews Albania ku tha se ish-presidenti Ilir Meta, nuk do arratiset nga drejtësia, nëse atij...
19:57 | 27/10/2023

“Të fortët e Vlorës kanë kërcënuar vajzën”, Hoxha: Vihet re dembelizmi i policisë

Kreu i Rithemelimit të Vlorës, Artid Hoxha tha në një intervistë për Euronews Albania se ata që cilësohen si të fortët e Vlorës, kanë kërcënuar...
19:20 | 27/10/2023