Berisha: Atyre që nisën procesin, gjyqin do t’ua bëjmë nëpër rrugë e sheshe

27 Tetor 2023 | 19:27

Ish-kryeministri Sali  Berisha, tha se ndaj atyre që nisën “procesin e shekullit”, duke iu referuar masës së marrë kundër tij, pa miratimin e parlamentit, “do ua bëjnë gjyqin nëpër rrugë e sheshe”.

Gjatë një konference për media nga selia blu, ish-kryeministri deklaroi se vendimi i GJKKO është në kundërshtim me Kushtetutën, pasi nuk është respektuar imuniteti i deputetit dhe është shmangur parlamenti.

“Për armikun nuk ka kushtetutë dhe ligje që pengojnë luftën kundër tij, ndaj dhe “skapi” dhe gjykata popullore e partisë vendos sankisone të cilat kushtetuta nuk i lejon pa marrë miratimin e parlamentit.

Ju garantoj se ata që nisën procesin e shekullit do të përballen me gjyqin e shekullit kundër tyre. Atë gjyq do ua bëjmë në të gjitha rrugët e sheshet e Shqipërisë. Në atë gjyq ata do të dalin të mundur sikurse janë”,-tha ish-kryeministri Berisha.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Konferenca Shqipëri-BE, Hoxha: Mbyllja e tre kapitujve, moment historik për integrimin

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në rrjetin social X në prag të Konferencës së IX Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe...
12:15 | 14/07/2026

I përfshirë në vrasjen e ish-policit Santiago Malko, Ilir Selmani shoqërohet në GJKKO nën masa të rrepta sigurie

Nën masa të rrepta sigurie paraqitet në apelin e GJKKO Ilir Selmani, i akuzuar si pjesë e ‘klanit Duka’ dhe i përfshirë në vrasjen e...
14:28 | 13/07/2026

Shqiptari humb jetën me Yamaha R1 në Itali, u përplas me një automjet që drejtohej nga një 67-vjeçare

Një 42-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor të ndodhur pasditen e së dielës në Bezzecca, në provincën e...
13:34 | 13/07/2026