“Do mbrojmë Kushtetutën e Shqipërisë”, paralajmërimi i Nokës: Ja ç’do ndodhë tani
Deputeti i Partisë Demokratike Flamur Noka ishte këtë të shtunë në një intervistë për Euronews Albania për të folur për çështjen e hetimit ndaj ish-kryeministrit Berisha.
Duke e quajtur të padrejtë hetimin ndaj Berishës, ai tha se do të bëjnë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratik, pasi sipas tij dosja ndaj Berishës është një dosje politike, ku nuk cilësohet asnjë shkelje, qoftë edhe e një neni të vetëm.
“Ne do të bëjmë gjithçka për të mbrojtur rendin demokratike, për të mbrojtur kushtetutën dhe kushtetutshmërinë e këtij vendi.
Pasi dosja që u montua kundër Sali Berishës është e gjitha një dosje politike, ku regjimi kërkon t’i bëjë gjyqin qeverisjes së Partisë Demokratike dhe nuk ka asnjë bazë ligjore, nuk cilësohet asnjë shkelje e një neni të vetë, të kodit të procedurës penale.
Është thjesht dosje politike dhe gjyq politik. Ne jemi të vendosur të mbrojmë, opozitën, republikën parlamentare, vlerat dhe interesin kombëtar që janë më të rrezikuara se kurrë”,-tha Flamur Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Kreu i Veteranëve të UÇK: Dritan Goxhaj nuk ka qenë anëtar i organizatës, firma e letrës është origjinale
“Kërkuan të anulohej Parada Shqiptare në Nju Jork”, Kepi: Kishim një vit që punonim për këtë gjë
Sekuestrohen 150 milionë euro, Artan Hoxha zbërthen aleancën: Grupi më i fortë i narkotrafikut
- 20:56 Stuhia e shiut përfshin juglindjen e vendit (VIDEO)
- 20:39 Enver Hoxhaj reagon për protestën në Tiranë: Shqipëria e fortë është në interesin e çdo shqiptari
- 20:33 Floriana Garo: PD dhe Berisha mbështesin pa lëkundje kërkesat e protestës qytetare
- 20:11 Begaj mesazh për protestat: E drejta për t’u shprehur duhet të ushtrohet në pajtim me Kushtetutën dhe ligjin
- 20:10 Bitcoin bie nën 60,000 dollarë mes presionit në tregjet globale
- 20:07 Trump: Irani po bën lëshime të mëdha