Ofertat në drejtim të Musialës, Bayerni i mbyll ‘derën’ kundërshtarëve: S’do shitet
Jamal Musiala është një ndër lojtarët më në formë aktualisht në botën e futbollit, me disa ekipe të cilat kërkojnë shërbimet e tij. Lojtari i Bayernit të Mynihut cilësohet si një lojtar kyç në kampin bavarez, ku sipas drejtuesve ai nuk është në shitje.
“Nuk jemi të befasuar që klube të tjera kërkojnë Jamal, është një lojtar i shkëlqyer, këtë e vërtetoi edhe të martën në Stamboll. Ai ka një kontratë me ne deri në 2026. Ai e di shumë mirë se çfarë përfaqëson Bayern, e di gjithashtu që këtu i ka dyert e hapura. Do të më pëlqente të qëndronte me ne për shumë kohë, por nuk e kemi me nxitim”, tha Harbert Hainer, president i Bayern Mynihut.
Reali i Madridit, Manchester City dhe Liverpool janë 3 ekipet të cilat kanë shprehur të parat simpatinë për yllin e panzerave, me këtë të fundit që po shkëlqen me paraqitjet e tij. Dicka të tillë e bëri dhe në Ligën e Kampionëve ndaj Galatasarait.
Vlera aktuale e futbollistit sipas transfermarket përllogaritet 110 milionë euro, një shumë relativisht e lartë, por për një talent të tillë, nuk do të ishte problem pagesa.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur