Qiriazi: Kosova hap pozitiv! Kurti arriti të tregojë se Vuçiç është problemi

28 Tetor 2023 | 21:34

Redion Qiriazi, ekspert për çështjet e sigurisë tha në emisionin Review në Euronews Albania se takimi i fundit në Bruksel ishte një zhvillim pozitiv që i forcoi pozitat e Kosovës.

Sipas tij Kurti arriti të ekspozonte faktin se Vuçiç është problemi, si njeriu më jetëgjatë në pushtet në Serbi, që ka mbajtur konfliktin të ngirë qëllimisht.

“Kurti pas tentativave të pafundme me Vuçiç, që përballë ndërkombëtareve thotë pro dhe kur vjen puna tek firmosja tërhiqet, e ka kuptuar që presidenti i Serbisë kurrë nuk do të firmoste një marrëveshje, edhe nëse Kurti do të thoshte ‘ma sillni këtu se do firmos’. Në një farë mënyrë ai ka arritur ta ekspozojë para ndërkombëtarëve faktin që Vuçiç është problemi. Ajo që duhet të bëhet është që duhet të artikulohet gjithnjë e më shumë që Vuçiç është problemi, që e ka mbajtur këtë konflikt të ngrirë qëllimisht. Ai është problemi qoftë për lidhjen me krimin e organizuar, Vuçiç është problemi dhe njeriu që po i krijon problemet. Nga ana tjetër, Kosova duhet të ketë disa kërkesa më specifike, siç është njohja nga 5 shtetet që ende s’e kanë njohur”, tha Qiriazi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026