“S’e dimë sa e ka shitur lëkurën Kurti!” Spahiu: Plani franko-gjerman plan këmbimi!
Analisti Nexhemdin Spahiu tha në emisionin Review në Euronews Albania se plani franko-gjerman është një plan këmbimi; asociacioni i komunave serbe në këmbim të njohjes së Kosovës.
Sipas tij, ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm të Kosovës, që bënin kompromise duke mos marrë asgjë në këmbim, Kurti po e kondicionon me njohjen nga ana e Serbisë, që është qëllimi më i lartë.
“Nuk është çështja nëse asociacioni është brenda Kushtetutës apo e tejkalon, se mund të jetë brenda kushtetutës, por mund ta ndryshojë më vonë, varet cilat do të jenë kompetencat e këtij asociacioni. Deri tani s’e dimë sa e ka shitur lëkurën Albin Kurti, s’e dimë nëse ky propozim i dëmton pak apo shumë interesat e Kosovës. Çështja është se tani, ndryshe nga udhëheqësit e mëparshëm që bënin kompromise duke marrë asgjë në këmbim, Kurti po e kondicionon me njohjen nga ana e Serbisë. Plani franko-gjerman është formulë këmbimi, është asociacioni dhe njohja de fakto dhe de juro nga Serbia”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
- Gashi kritika BE-së: Një spanjoll ka për ta parë Kosovën siç sheh Katalonjën!
- “Kurti të bëjë Asocacionin, Vuçiç njohjen”- Liderët e BE deklaratë të përbashkët
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë