Medalje ari në boks, Shqipëria triumfon në kampionatin ballkanik

29 Tetor 2023 | 10:39

Shqipëria vijon të shkëlqejë në arenën ndërkombëtare duke grumbulluar të tjera medalje ari, teksa këtë herë ishte radha e dy vëllezërve nga kryeqyteti, Ahmed e Amar Koçi. Të rinjtë në fjalë kanë triumfuar në kampionatin ballkanik të boksit të zhvilluar në Rumani, ku kanë ngritur lart flamurin kuqezi. Një kompeticion ku merrnin pjesë dhjetra boksierë të talentuar, por ku padyshim kampione u shpall Shqipëria.

Krahas dy vëllezërve Koçi, sukses regjistroi dhe Besjan Karaj që u shpall nënkampion. Amari 17-vjeçar garoi në peshën 75 kg, ku në finale mposhti boksierin serb, ndërsa vëllai i tij Ahmedi, në finalen e peshës 70 kg fitoi ndaj sportistit vendës. Sa i përket peshës 71 kg, kuqezinjtë rrëmbyen medaljen e argjendit, ku dhe i riu tjetër Besjan Karaj ishte shumë pranë shpalljes kampion ballkani.

Kompeticioni ballkanik i boksit u mbajt në Rumani në datat 18-28 tetor. Kujtojmë se Euronews Albania, pak javë më parë zhvilloi një intervistë me boksierët në fjalë, nga ku premtuan medaljen e arit në kampionatin në fjalë, ndërsa arritën t’ ia dalin me sukses.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026