Restoranti i paqes| Jo vetëm luftë, izraelitë e palestinezë bashkohen në Berlin
Ky është Kanan, një restorant në Berlin që menaxhohet nga izraelitë e palestinezë. Ata thonë se misioni i tyre është të promovojnë unitetin dhe paqen mes palëve. Pronari Oz Ben David thotë se tronditja nga sulmi i Hamasit e shtyu ta mbyllte restorantin për pak ditë, por ai e hapi pavarësisht frikës se mund të binte pre e sulmeve anti-semite.
“Misioni ynë është ndërtimi i urave mes njëri-tjetrit, kërkimi i gjërave të përbashkëta që na lidhin. Nëse bizneset tona mbyllen, atëherë do të fitojë terrori. Ne duhet të tregojmë se jemi ndryshe”, thotw Oz Ben David, pronar restoranti, Berlin.
Oz thotë se ai dhe bashkëpronari Xhalil Dabit e hapën restorantin për të sfiduar perceptimin se njerëz me prejardhje të ndryshme nuk mund të punonin bashkë.
Restoranti ka gjithashtu punonjës që reflektojnë diversitetin e Berlinit si sirianë, egjiptianë dhe anëtarë të komunitetit LGBT.
Oz dhe Xhalil kanë tërhequr vëmendje ndërkombëtare për restorantin e tyre. Xhalil thotë se ishin vlerat e ngjashme që çuan drejt partneritetit. Eksperienca u ka lejuar atyre të tejkalojnë armiqësitë dhe të vijojnë të punojnë së bashku pavarësisht diferencave.
“Edhe pse jemi në mes të luftës, unë nuk mund ta urrej partnerin tim sepse punojmë bashkë prej 9 vitesh dhe i bëjmë gjërat bashkë. Dhe, kur njerëzit punojnë së bashku afrohen më shumë”, shprehet Jalil Dabit, pronar restoranti, Berlin.
Oz dhe Xhalil fillimisht donin që restoranti të ishte një shembull i bashkëpunimit për izraelitët dhe palestinezët e tjerë. por ata e kuptuan se domethënia e tij shkoi përtej kësaj.
“Ne vumë re se ky vend u bë shumë i rëndësishëm për gjermanët dhe evropianët që jetojnë këtu në Berlin, që po kërkonin një vend ku dhimbja e të dyja palëve bashkohet”, thotë Oz Ben David.
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
Treni i mallrave përplaset me një kamion në SHBA, 1 viktimë dhe 1 i plagosur rëndë! 17 vagona dalin nga shinat
- 15:23 Grabitën 15 tonë kokainë, Artan Hoxha: Karteli jep 30 milionë dollarë për t’i gjetur
- 15:04 U plagos në Maliq, efektivi i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale
- 14:50 Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
- 14:50 Mojtaba Khamenei shpall fitoren ndaj SHBA: Armiku u poshtërua në fushën e betejës
- 14:46 Miratohet projektligji për CENSI-n e bujqësisë, fermerët që nuk përgjigjen, do të gjobiten
- 14:43 Kursi i Euros me Lekun bie përsëri, po shkon drejt pragut të 95 lekëve