Qiratë në Tiranë| Hyrja 1+1 minimalisht 300€, ekspertët: Pritet të ketë rritje
Veç çmimeve të apartamenteve, rritje të konsiderueshme kanë pësuar dhe banesat me qira. Në Tiranë vlera minimale e një banese me qira është 300 euro në muaj. Ekspertët thonë se tregu nuk është stabilizuar dhe se rritja do të vijojë.
“Në fakt në fazën që jemi aktualisht çmimet për qira janë gjatë gjithë kohës në rritje. Kjo për arsye të ndërtimeve të reja, që i blejnë më shtrenjtë sesa më parë, plus dhe investimi që bëjnë ata në mobilim,” – tha agjentja imobiliare, Romina Elezi.
Sa më pranë qendrës, aq më e lartë qiraja. Zona e 21 Dhjetorit, Blloku, rruga e Elbasanit, Myslym Shyri, janë disa nga vendndodhjet më të shenjta sa i takon qirave.
“Çmimi më i ulët kemi Kamzën, kthesën e Kamzës, kalojmë nga Fresku, por për Astirin dhe Yzberishtin nuk mund të them më që është çmim i ulët. Në Astir flasim 1+1, 350 euro, 2+1 400 euro e sipër,’ – tregoi Elezi.
Ndryshime ka dhe në kohën e marrjes së një hyrje me qira. Pronarët nuk preferojnë studentët, kjo për shkak të afatit të shkurtër që të rinjtë prenotojnë. Kontratat preferohet të jenë të paktën 1-vjeçare.
Ardhja e të huajve për të jetuar dhe punuar në Shqipëri ka qenë një tjetër faktor për rritjen e qirave, me të paktën 100 euro për një vit.
LEXONI GJITHASHTU:
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 13:09 Kosta me Vuçiç: Dialogu Kosovë-Serbi dhe marrëveshja e Ohrit, jetike për sigurinë e rajonit
- 12:55 Shpërthim tritoli në derën e një dyqani në Laç, panik te qytetarët
- 12:48 “Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur