Lulzim Basha kritik ndaj Ramës: Shqipëria ka mbetur në vendnumëro

11 Shkurt 2021 | 17:37

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka hedhur akuza ndaj kryeministrit Rama duke thënë se si rezultat i keqqeverisjes përgjatë tetë viteve Shqipëria ka ngelur në vendnumëro.

Sipas tij, fajtori kryesor për këtë dështim është vetë shefi i qeverisë. Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, lideri i opozitës  thotë së gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e  mësuesve janë dyfishuar.

“Gjatë qeverisjes së Partisë Demokratike pagat e mësuesve u dyfishuan. Gjatë 8 viteve të Ramës ato mbetën vendnumëro. E gjithë Shqipëria ka mbetur vendnumëro prej tij dhe dështimeve të tij në çdo drejtim”, shkruan Basha.

Ai shprehet më tej se shqiptarët duhet të zgjedhin një qeveri, e cila duhet të ketë fokus qytetarët dhe nevojat e tyre.

“Ka ardhur koha që kjo të ndryshojë. Ka ardhur koha për një qeveri që kujdeset për mësuesit dhe për të gjithë qytetarët”, shton ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja

Sitiata e krijuar në Zvërnec dhe protestat qytetare që pasuan incidentet e ndodhura kanë zbritur në Kuvend dhe janë shoqëruar me përplasje mes deputetëve të...
12:05 | 04/06/2026

Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë

Gjatë seancës plenare sdot në Kuvend, deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, pati diska replika me deputetin e Lëvizjes Bashkë, Redi Muçi. Në fjalën e...
11:55 | 04/06/2026