Kryeministri Hoti: Serbia do të njohë Kosovën brenda 2021

11 Shkurt 2021 | 17:52

Një rëndësi të veçantë pas zgjedhjeve parlamentare të 14 shkurtit, ka zgjedhja e presidentit dhe dialogu me Serbinë. Kryeministri në detyrë, Avdullah Hoti tregon në “Balkan Talks” qëndrimin që do mbajë partia ku ai bën pjesë nëse vjen në pushtet.

“Institucionet nuk mund të formohen pa asnjë koalicion. Nuk kemi vija të kuqe, por respektimi i programit bën që të kemi vija të kuqe pasi duam të respektohet,” – tha z. Hoti.

Ndërsa për zgjedhjen e presidentit ai shprehet se duhet një koalicion për të arritur votat e nevojshme.

“Të kemi shumicë parlamentare është synimi jonë dhe të udhëheqim qeverinë, por duhet të arrijmë rakordime për të zgjedhur presidentin dhe kjo ndodh pas zgjedhjeve”, – shprehet ai.

Z. Hoti ka folur edhe për “Marrëveshjen e Uashingtonit” dhe komentin që ka bërë Albin Kurti për këtë marrëveshje.

“Mashtrimi i propagandës së Vetëvendosjes që thonë që humba mundësinë e njohjes, pasi dialogu që kam bërë unë, kryeministrat para meje hezituan ta realizojnë.  Në Uashington shkuam për marrëveshje ekonomike si hap drejt njohjes përfundimtare”, tha z. Hoti.

Ai e cilëson Albin Kurtin si mashtrues që ka qenë kundër ndërtimit të shtetit të Kosovës.

Pyetjes se gazetarit Franko Egro se kur do ndodhë njohja e Kosovës nga Serbia ai i është përgjigjur se do ndodhë brenda 2021.

“Mendoj që njohja do ndodhë në 2021 dhe viti do mbyllet me nisjen e dialogut për liberalizimin e vizave” – tregon Kryeministri Hoti.

Ai foli edhe për qëndrimin që ka mbajtur qeveria që ai drejton për minishengenin Ballkanin.

“Ka ndryshuar koncepti dhe kjo ka çuar në mospjesëmarrjen tonë, pasi ka qenë zona e përbashkët doganore për të gjitha shtetet,” – tregon z. Hoti.

 

Lexoni gjithashtu:

Avdullah Hoti: LDK synon fitore bindëse, Osmani nuk sjell asnjë ndikim

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Koloneli: Pasurimi i uraniumit, pika më e nxehtë, frika e Perëndimit është bomba bërthamore

Kolonel Çlirim Toçi ka deklaruar në emisionin “Balkan Talks” se qëndrimi i Shtetet e Bashkuara të Amerikës për moslejimin e pasurimit të uraniumit nga Irani...
21:44 | 29/05/2026

Kreu i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane zbulon planin e tre kongresmenëve për Kosovën në NATO

Presidenti i Këshillit të Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane, Martin Vulaj ka diksutuar në “Balkan Talks” lidhur me raportet e SHBA-së me Kosovën, kryesisht, nismën e tre kongresmenëve...
20:38 | 16/05/2026

Rezolutë që Kosova të futet në NATO, Turdiu: Hap pozitiv për sigurinë, pengesë mbetet mosnjohja nga 4 vende

Diplomati Gazmend Turdiu ka komentuar zhvillimet e fundit lidhur me një rezolutë të paraqitur në SHBA, e cila mbështet aspiratën e Kosovës për anëtarësim në...
21:44 | 01/05/2026