U dhunua, avokati: E moshuara jeton me vajzën por nuk i jepet ligjërisht kujdestaria

1 Nëntor 2023 | 09:04

Ditën e djeshme është mbajtur seanca fillestare për gjykimin ndaj infermierëve, të cilat dyshohen për sulm fizik ndaj të moshuarës në azilin “Orenda” në Pejë.

Prokuroria Themelore në Pejë, katër muaj më parë kishte ngritur aktakuzë ndaj tri të pandehurave të dyshuara për këtë rast.

Sipas aktakuzës, tri të pandehurat në cilësinë e infermiereve në shtëpinë e kujdesit për të moshuar “Orenda”, me dashje dhe në bashkëkryerje kanë përdorur forcë ndaj të moshuarës, e cila ishte e vendosur në ketë strehimore.

Ndërkohë avokati Maeshari Selimaj, në një intervistë për emisionin “Good Morning Albanians” në Euronews Albania tha se do të sigurohen që kujdestaria e të moshuarës t’i kalojë vajzës së saj.

Ai tha se momentalisht janë të përjashtuar nga proceduara gjyqësore.

“Përmes mekanizmit ligjor do të sigurohemi që kujdestaria e përkohshme, fillimisht të shkojë të vajza e saj pastaj do bëhemi ne pjesë. Se momentalisht jemi të përjashtuar nga procedura. Sot që flasim e moshuara po qëndron me vajzën e saj”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Zjarri në Shëngjin ishte i qëllimshëm”, eksperti i sigurisë: Ja kujt i intereson

Eksperti i sigurisë Faik Basha tha në “Good Morning Albanians” në Euronews këtë të mërkurë, se zjarri i cili shkaktoi dëme të mëdha në Shëngjin...
08:53 | 31/07/2024

“Zjarri i Shëngjinit kishte 4 ditë, mund të ishte menaxhuar”, gazetari: Si nisi…

Gazetari Altin Mema tha për “Good Morning Albanians” në Euronews se zjarri në Shëngjin mund të ishte menaxhuar më mirë pasi ai kishte nisur si...
08:23 | 31/07/2024

“1 lugë vaj ulliri në ditë largon plakjen”-Eksperti ushqimor tregon arsyen…

Eksperti i industrisë ushqimore, Abdyl Sinani ishte i ftuar këtë të mërkurë në “Good Morning Albanians” në Euronews për të folur rreth përfitimeve që sjell...
08:03 | 31/07/2024