“S’e mbron më Kushtetuta”- Ngjela: Çfarë ndodh nëse Berisha s’paraqitet në prokurori

1 Nëntor 2023 | 11:25

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Euronews Albania ka komentuar lëvizjet politike në PD dhe masat që janë marrë ndaj Sali Berishës dhe dhëndrit të tij Jamarbër Malltezit, i cili ndodhet aktualisht në burg.

Ai nënvizoi se e vetmja rrugë e PD-së është që të gjejë një kryetar partie të përbashkët dhe riformojnë partinë.

Më tej ai shtoi se nëse Berisha nuk paraqitet në Prokurori do të arrestohet duke shtuar se liderin demokrat nuk e mbron Kushtetuta.

“Ata kanë vetëm  një rrugë, të gjejnë një kryetar partie të përbashkët dhe të riformojnë PD. Me Saliun nuk vijmë më në pushtet sepse nuk a antiamerikanizëm në Shqipëri. Kohët e reja sollën ndryshim. Uashingtoni ndihmoi në mënyrë të fortë për pavarësinë e Kosovës dhe ata kanë frikë se ky proces shkojnë deri në nish. Nuk mund të ngrihet një hetim parlamentar për Saliun dhe për të tjerët sepse nuk e lë Kushtetuta. Hetimi parlamentar nuk del dot kundër Kushtetutës. Një vend demokratik me Kushtetutën tonë, fuqinë e ka Gjykata. Berisha po bën gabim të rëndë. Nëse  Berisha nuk shkon të paraqitet në prokurori do të arrestohet. Berisha është mirë të shkojë. Kushtetuta nuk e mbron Berishën”-tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026