Gazetari: Meta i trembur, mund të ketë kërkuar azil në Hungari
Gazetari Albi Xhunga tha në një intervistë për Euronews Albania se Ilir Meta mund të ketë kërkuar azil në Hungari.
Teksa komentoi konferencën për shtyp të Metës një ditë më parë, ai u shpreh se Meta iu duk i trembur, si edhe ish-pushtetarët që presin nga momenti në moment që drejtësia t’u trokasë në derë.
“Këta mua më duken të trembur, njerëz që presin që drejtësia t’u trokasë në derë dhe reagimet e tyre janë të vështira për tu deshifruar. Ai është larguar me pretendimet për arsye shëndetësore, njerëz të tjerë thonë që mund të jetë duke përgatitur azilin, se flitet që ka qenë në Hungari. Mos të harrojmë që ish-kryeministri maqedonas Gruevski ka kërkuar azil në Hungari. Deri dje këta kanë pasur leje për t’u arratisur se kur SPAK nis procedurat për arrestimin e një deputeti ai mund të largohet se kërkesa shkon në kuvend dhe gjatë kësaj kohe ai është njëri i lirë dhe mund të largohet. Kjo ndodhi me Ahmetajn, por duke se kjo po ndryshon me procedimin ndaj Berishës”, tha gazetari.
LEXONI GJITHASHTU:
Vizita e kryeministres Meloni në Shëngjin, deputeti i PS zbulon detaje
Trump shpallet fajtor, eksperti: Si vendimi mund të ndikojë pozitivisht në fushatë
Eksperti: Izraeli ka shkelur çdo limit në Rafah, megjithatë SHBA-të nuk i lëshojnë
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan