Titulli “Poeti Laureat”, Luljeta Lleshanaku përzgjidhet laureate e poezisë shqipe
Poezia është një formë e fshehtë e të shprehurit, që kërkon përqendrim dhe abstraksion, jo fort e përshtatshme për botën moderne, ku të gjithë jemi hedhur në vorbullën e komunikimit të menjëhershëm.
Ishte në mesjetë që poetët filluan të kurorëzoheshin me dafina , kurora e dafinës ishte nderimi më i madh në fushën poetike dhe letrare.
Sot është çmimi “Poeti Laureat” vlerësimi më i lartë profesional që i jepet një shkrimtari në fushën e poezisë, dhe laureate i poezisë shqipe me mandat dyvjeçar deri në vitin 2025 u përzgjodh nën kujdesin e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit, Luljeta Lleshanaku.
“Unë besoj se do të ishte një nder i madh për çdo poet kudo në botë të fitojë këtë titull, për arsyen e vetme sepse ky çmim, ndryshe nga çmimet e tjera jepet për zërat më influencues në letërsinë përkatëse. Jepet për shkrimtarët që kanë impaktin më të madh tek lexuesi”, tha poetja Lleshanaku.
Në garë kanë qenë edhe 4 kandidatë të tjerë, si Entela Tabaku, Ervin Hatibi, Preç Zogaj dhe Natasha Lako.
Poeti Laureat ka për detyrë të promovojë iniciativa për të rritur ndërgjegjësimin dhe vlerësimin e artit të poezisë në të gjithë vendin.
LEXONI GJITHASHTU:
Zbulohet një kompleks termal romak në Lushnje
Nga Gjermania në Korçë, turistët mësojnë hapat e valleve shqiptare
“Qiell i hapur, mendje të hapura, rikthehet DEA Open Air, 40 filma nga 25 vende në garë
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 11:49 Mes tensionesh dhe sharjesh transportohet drejt Traumës autori i vrasjes së policit në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme