“Kthehuni në Kuvend e bëni punën tuaj!” – Spiropali reagon pas aksionit të opozitës

1 Nëntor 2023 | 19:57

Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali reagoi lidhur me aksionin e deputetëve të opozitës ditën e sotme në Kuvend që bllokuan punën e disa komisioneve parlamentare.

Përmes një statusi në faqen e vet në Facebook, Spiropali i bën thirrje deputetëve të opozitës të kthehen në Kuvend dhe të bëjnë punën e tyre.

“Sot, në shkelje të plotë të çdo ligji, rregulli dhe kodi, duke nëpërkëmbur detyrën dhe përdhosur misionin kushtetues, disa deputetë të opozitës, kanë dhunuar institucionet e Kuvendit duke dashur të pengojnë prezantimin e Buxhetit 2024 në Konferencën e Kryetarëve dhe në Komisione Parlamentare. Të nderuar kolegë dhe kolege: nuk jua kanë fajin dyert e Kuvendit! Dera ku kanë thirrur të përgjigjet të parin tuaj, as hapet prej nesh, as mbyllet prej nesh. Koha kur ajo derë hapej për armiqtë dhe mbyllej për shokët, aleatët dhe miqtë ka marrë fund. Kuptojeni! Kthehuni në Kuvend dhe bëni punën tuaj!

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë mëngjes një video që, sipas tij, është filmuar në Zvërnec dhe tregon një sipërfaqe të madhe të ndotur me...
07:56 | 04/06/2026

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026