Grupi parlamentar i PD kallëzon penalisht deputetin socialist për dhunën në Kuvend
Grupi Parlamentar i PD-së ka kallëzuar penalisht deputetin e PS-së Vullnet Sinaj pas sherrit që ndodhi dy ditë më parë në Kuvend.
Sipas dokumentit mësohet se kallëzimi është bërë një ditë më parë, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.
“Figura e veprës penale “Goditje për shkak të detyrës e parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal kërkon si formë faji dashjen e drejtpërdrejt. Në kryerjen e kësaj vepre penale në rastin konkret dashja e drejtpërdrejt evidentohet në këto tre aspekte, a) dijenia nga ana e të kallëzuarit që veprimet e tij janë kryer në kundërshtim me ligjin, b) dëshita e të pandehurit për t’i kryer kërko veprime dhe c) dijenia se po ushtron një lloj dhune duke e kapur nga krahu një person për shkak të detyrës shtetërore apo shërbimit publik apo faktit që është i zgjedhur”- thuhet mes tjerash në kallëzim.


Më 30 Tetor situata në Kuvend u tensionua ku mes deputetit të Devollit, Bledion Nallbati dhe deputetit të Partisë Socialiste, Vullnet Sinaj, pati konfrontim fizik, sjellje e cila ka marrë reagime të shumta. Dhe ndaj deputetit Bledion Nallbati, ka pasur një kallëzim nga PS.
LEXONI GJITHASHTU:
Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat
Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve
Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë